Muzika

Nga violina tek poezia e Nolit: Eli dhe Aurela janë fiksimi i momentit!

19 Nëntor 2018

Nga violina tek poezia e Nolit: Eli dhe Aurela janë fiksimi i momentit!

Dje, Aurela Gaçe dhe Eli Fara i dhuruan publikut bashkëpunimin e tyre të parë. Pas plot 25 vitesh miqësi, këngëtaret sollën tek “Kënga Magjike”, “Zemra Rratatata”.

Bashkëpunimi në fakt, duket se nuk ishte thjesht mes zërave të tyre, por një sërë elementesh sa tradicionale aq edhe moderne.

Nga violina tek poezia e Nolit: Eli dhe Aurela janë fiksimi i momentit!

Performanca hapet me interpretimin e mjeshtrit të violinës, Etem Qerimaj, derisa në skenë shfaqen këngëtaret.

Nga violina tek poezia e Nolit: Eli dhe Aurela janë fiksimi i momentit!

Në veshjet e tyre, të dizenjuara nga Joni Peçi dalloheshin motive popullore shqiptare. E ndërsa surprizën e radhës, Aurela e zbuloi vetë përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it.

Nga violina tek poezia e Nolit: Eli dhe Aurela janë fiksimi i momentit!

Ndonëse orkestrimi i këngës u bë nga Adrian Hila dhe teksti nga Erion Isai, pjesa ku Aurela repon është shkëputur nga vargjet e Fan Nolit.

“Dy njerëz të ndryshëm, dy gra me natyra të kundërta...njëra dashuron sikur nesër s’ka, tjetra e merr me naze dhe e lë të presë, por të dyja jepen njësoj kur zemra bën rratatata. Dy zëra të ndryshëm që bashkohen në dashurinë për tingujt e folkut tonë, me ritmet dhe energjinë e kohës që jetojmë. Prania e mjeshtrit të violinës ku gjithçka tingëllon shqip, vargjet e marra nga Fan. S.Noli janë jo rastësisht aty...”- shkruan Gaçe në postimin e saj.

"Dale, moj, se kam një fjalë, 
Se më rjedhin djersët valë; 
Dale, moj, se s'jam më djalë 
Dhe më s'ecënj dot.

Dale, moj, se më kapite, 
Më këpute, më sfilite, 
Prite, moj, ashikun, prite 
Që të vjen me not."

Aurela, jo pa qëllim zgjodhi të repojë me vargjet e marra nga “Dale moj” të Nolit. Ndërthurja e trashëgimisë kulturore me elemetet modernë mund të bëhet dhe "Zemra Rratatata" është provë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.