Tradhëtia

Si të tradhtosh me elegancën e një parisianeje të vërtetë

13 Nëntor 2018

Si të tradhtosh me elegancën e një parisianeje të

Parisianet janë mjeshtre të gjithçkaje: modës, ushqimit, seksit, famës dhe mesa duket, tradhtisë. Ndonjëherë lind nevoja të tradhtosh dhe pse të mos e bësh duke lënduar sa më pak palët e përfshira. Parisianet dinë si.

Rregulli numër një: mohoje, mohoje, mohoje.

Mos u ndje fajtore, e bën për vete, jo kundër tij.

Ajo që të bën mirë ty, i bën mirë çiftit; pra, në parim, je thjesht një vajzë e kujdesshme.

I dashuri nuk duhet të bëjë pjesë në rrethin tuaj të ngushtë. Mund ta tradhtosh burrin, por s’ke pse e poshtëron. Nderi i tij është po aq i rëndësishëm sa edhe përmbushja jote vetjake.

Regjistroje numrin e të dashurit me emrin: “Private Number”.

Ose më mirë akoma, në emrin e shoqes sate të ngushtë (ajo është sëmurë këto kohë...).

Nuk ka sekret që mbetet sekret. E vërteta del gjithnjë në shesh. Në këtë rast, referoju rregulit numër një.

Mbrohu nga sëmundjet, po edhe nga dashuria, se edhe ajo është sëmundje.

Mos i fol kurrë keq për burrin të dashurit. Kush do të puthte gruan e një tipi mediokër?

Mos e trajto kurrë të dashurin si trajton burrin.

Dhe luaja fenë fare, deri në fund: tradhtoje të dashurin me burrin.

Marrë nga “Si të jesh parisiane kudo që jeton” nga Caroline De Maigret, Anne Berest, Sophie Mas dhe Audrey Diwan.