Celebrity

Julia Roberts tregon pse doli me sqetulla të padepiluara thuajse 20 vite më parë

5 Nëntor 2018

Julia Roberts tregon pse doli me sqetulla të padepiluara thuajse 20 vite

Në vitin 1999, Julia Roberts i shokoi të gjithë në premierën e filmit “Notting Hill” në Londër. Ngriti krahun për të përshëndetur turmën dhe zbuloi sqetullat e padepiluara. Ai moment në histori citohet shpesh si një prej çasteve kur gra të famshme hoqën dorë nga standartet tipike të bukurisë.

Në një intervistë, Julia Roberts zbuloi se sqetullat e padepiluara nuk ishin kurrsesi një deklaratë apo protestë, siç hamendësuan të gjithë. E ftuar në “Busy Tonight” me Busy Philipps, aktorja rikujtoi tapetin e kuq të thuajse 20 viteve më parë dhe tha se s’kishte të bënte me feminizmin, standartet e bukurisë apo ndonjë gjë të thellë të kësaj natyre.

Julia Roberts tregon pse doli me sqetulla të padepiluara thuajse 20 vite

“Imazhin e kam të gjallë në mendje, nga ai moment. Thjesht s’kisha llogaritur sa e gjatë do të ishte mënga. Ngritja e krahut dhe mungesa e mëngës nuk shkuan mirë bashkë dhe zbuluan diçka shumë personale rreth meje,” tha Julia, krejtësisht e sinqertë.

Julia Roberts nuk doli në tapet të kuq me qetulla të padepiluara në emër të feminizmit, por sërish, veprimi tregon diçka për të: që ndonjëherë nuk depilohet. “S’ishte një deklaratë, ishte një mënyrë të thëni që jam njeri i këtij planeti. Ishte për mua,” tregon Julia.

Burimi: Marie Claire