Anonim të lutem

Nga kremi i kërmillit tek bananet: Ç’përdorin vajzat shqiptare për flokë dhe lëkurë të shëndetshme

29 Tetor 2018

Nga kremi i kërmillit tek bananet: Ç’përdorin vajzat

Në Facebook-un e Anabel, pas temës së hapur ditën e djeshme, ndjekëse të shumta ndanë me ne disa nga maskat që bëjnë mrekulli për flokët dhe fytyrën. Kemi përzgjedhur ato që janë më të “çuditshme” dhe të padëgjuara, pasi të tjera si maska për zbokthin, për lëkurën e thatë, maska me sheqer etj, i keni lexuar më parë.

Nga kremi i kërmillit tek bananet: Ç’përdorin vajzat

Njihuni me maskën ruse, për të cilën ndoshta nuk keni dëgjuar më parë:

“Unë përdor për fytyrën maskën ruse. Në një filxhan kafeje hedhim 1-2 lugë çaji me qumësht dhe 1-2 lugë çaji me maja birre, nga ajo që përdoret për gatim. Pasi e kemi përzierë derisa të krijohet një masë kremoze, e lëmë për 2 minuta. Ndërkohë pastrojmë fytyrën me ujë të vakët dhe pasi e kemi tharë me peshqir, fillojmë dhe aplikojmë maskën e përgatitur. Përdorim një furçë për ta përhapur. Presim rreth 20-30 minuta derisa të ngrijë në fytyrë në formën e brumit. Më pas e pastrojmë fytyrën me ujë të ftohtë. Do të vini re që pastron çdo papastërti, largon qelizat e vdekura dhe lëkura është më e shndritshme. Jua këshilloj ta përdorni kur keni ndonjë event apo rast të veçantë. Sekretin e kam marrë nga një pedagoge ruse.”

Nga kremi i kërmillit tek bananet: Ç’përdorin vajzat

Një tjetër preferon kremin e kërmillit për të luftuar aknet:

“Recetë nuk kam, por kremi i kërmillit është i përsosur. Ta pastron fytyrën 100%. Dy herë në ditë e aplikon në lëkurë. E gjeni në çdo farmaci, mjafton ta kërkoni duke cilësuar që e doni për aknet, pasi ka përdorime të ndryshme.” (Qetësohuni, është thjesht krem; s'do të vendosni asnjë kërmill në lëkurë!)

Nga kremi i kërmillit tek bananet: Ç’përdorin vajzat

Për të gjitha llojet e lëkurave, dikush tjetër propozon këtë maskë:

“3 lugë ujë trëndafili, 2 lugë xhel aloe vera, 1 lugë vaj bajamesh, 3 kapsula vitaminë E dhe disa fije shafran. Hedhim në një enë ujin e trëndafilit dhe fijet e shafranit, ndërsa diku tjetër xhelin e aloe veras, vajin e bajameve dhe kapsulat. Pasi i kemi përzierë mirë, pas 30 minutash i bëjmë bashkë të gjithë përbërësit. Lyejmë fytyrën çdo darkë dhe e pastrojmë në mëngjes.”

Nga kremi i kërmillit tek bananet: Ç’përdorin vajzat

Kalojmë pak tek flokët. Dikush përdor këtë maskë për të luftuar yndyrën dhe për t’i dhënë atyre shkëlqim.

“Maska ime për flokët përbëhet nga një banane, një lugë sodë dhe vaj ulliri.”

Nga kremi i kërmillit tek bananet: Ç’përdorin vajzat

Në fund, për flokët e dobët që nuk rriten shpejt, mund t’i merrni në konsideratë edhe këto këshilla:

“Flokët e mi kanë qenë shumë të dobët dhe nuk rriteshin shumë. Kam përdorur dy maska që më kanë ndihmuar jashtëzakonisht. Lëngu i qepës së kuqe, 1-2 lugë mjaltë bio dhe 2 lugë vaj ulliri bëjnë mrekulli. Aplikojeni para se të laheni. Një tjetër maskë është ajo me gjysmë gote birrë, gjysmë bananeje dhe 1 të verdhë veze.”

Nga kremi i kërmillit tek bananet: Ç’përdorin vajzat