KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Maska për fytyrë dhe flokë

2 maska për fytyrën e thatë dhe të yndyrshme

2 Tetor 2018

Maska e parë është e këshillueshme për fytyrat e thata, të cilat kanë tendencën të skuqen dhe irritohen gjatë ditëve të ftohta. Përbërësit që ju duhen janë një e verdhë veze, një lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me vaj ulliri. Gjithë përbërësit i vendosni në një enë të pastër dhe i përzieni në mënyrë që të krijohet një masë homogjene. Më pas, aplikojeni në lëkurë për gati 20 minuta dhe në fund pastrojeni me ujë të vakët.

Maskën e dytë mund ta përdorni nëse keni fytyrë të yndryshme ose mikse. Merrni të bardhën e vezës, gjysmë avokado të cilën e keni bërë pure më parë dhe një lugë çaji me lëng limoni. Bëjini bashkë të tre përbërësit në një enë të pastër dhe më pas aplikojeni në lëkurë për 10 minuta. Në fund, pastrojeni me ujë të bollshëm.

Në të dy rastet, mund të aplikoni një krem hidratues, pak pasi lëkura e fytyrës të jetë qetësuar pas aplikimit të maskave.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI