How to wear

Nga Melania Trump: Si të ‘mos’ vishesh në Afrikë

10 Tetor 2018

Nga Melania Trump: Si të ‘mos’ vishesh në Afrikë

“Do të doja që njerëzit të fokusoheshin tek ajo që unë bëj, jo tek ajo që unë vesh.”

Kjo ishte përgjigja e zonjës së parë të Amerikës kundër kritikave për veshjen e saj në vizitën e javës së kaluar në vendet e Afrikës. Vështirë të merret në konsideratë dëshira, kur sjell ndër mend faktin që ajo mbati të vënë një kapele nga ato të kohës së kolonizatorëve në një vend që ka vuajtur nga kolonizimi.

Gjithësesi, kjo nuk ishte e vetmja gafë që zonja e parë bëri me veshjen në vizitën e saj në Ganë, Kenia, Egjipt dhe Malawi.

Nga Melania Trump: Si të ‘mos’ vishesh në Afrikë

Në Egjipt Melania mbajti të veshur një kapele të ngjashme me helmetën e mëparshme, pantallona të bardha, këmishë të bardhë me xhaketë të hedhur mbi supe. Një veshje karakteristike e gangsterëve amerikanë në vitet ’30. Megjithëse në thelb look- u i saj prej Al Capone- je nuk ishte ndonjë gabim fatal, duhet thënë se përsëri nuk ishte fort i përshtatshëm.

Nga Melania Trump: Si të ‘mos’ vishesh në Afrikë

Ndërsa kur zbriti nga avioni, bashkëshortja e presidentit të SHBA mbante veshur fund lëkure gjyrë kafe, xhaketë kamoshi në një tonalitet më të hapur dhe këpucë leopard. Një veshje fantastike, por jo për një mision diplomatik në kontinentin Afrikan.

Nga Melania Trump: Si të ‘mos’ vishesh në Afrikë

Në Ganë Melania u takua me një prej të parëve të tribuve. Zonja e parë shkoi në takimin zyrëtar e veshur si për safari, duke mos marrë në konsideratë takat e larta sigurisht. Ama si një zonjë e parë në një vizitë diplomatike, mbase 48- vjeçarja duhet të kishte veshur diçka të që përfaqësonte sado pak kulturën e vendit që kishte vizituar.

Nga Melania Trump: Si të ‘mos’ vishesh në Afrikë

Ndërkohë që në vizitën e një shkolle në Malawi Melania veshi një fustan të lirshëm ngjyrë camel. E rehatshme, e parashikueshme, por korrekte.

E si për t’i vënë pikën po i kthehemi edhe një herë look- ut me kapelen prej kolonizatori.

Nga Melania Trump: Si të ‘mos’ vishesh në Afrikë

“Helmeta e Melanias na bëri për të qeshur. Ajo dukej e bukur, sigurisht, sikur kishte dalë nga reklamat e Ralph Lauren. Një veshje të tillë nuk e kishim parë në Afrikë që nga koha kur Meryl Streep xhironte këtu e 30 vite më parë “Out of Africa”.

Kështu është shprehur kuratorja e imazhit Maria Pinto në një intervistë për Cosmopolitan.

Çizmet e zgjedhura nga ajo, pantallonat kamel, këmisha e bardhë sigurisht mund të jenë serioze dhe komode, por kurrësesi të përshtatshme për të ecur në shkretëtirë.

Pra e përgjithshmja e veshjes së Melania Trump në Afrikë pati probleme. Kështu që urojmë të keni mbajtur edhe ju shënime, që të mos bëni gabimet e zonjës së parë nëse ndonjë ditë do të vizitoni Afrikën.