Social Buzz

Pas vdekjes së të shoqit, kjo gjyshe mbuloi trupin me tatuazhe

9 Tetor 2018

Pas vdekjes së të shoqit, kjo gjyshe mbuloi trupin me tatuazhe

Një gjyshe 77- vjeçare ka shpenzuar deri më tani 2 mijë paundë britanikë vetëm e vetëm për të mbushur trupin me tatuazhe.

Pas vdekjes së të shoqit, kjo gjyshe mbuloi trupin me tatuazhe

Glenys  kursen çdo muaj para nga pensioni, në mënyrë që të përballojë një tatuazh të ri në lëkurë një herë në kaq kohë. Gjyshja e 5 nipave dhe mbesave filloi të bënte tatuazhe në vitin 1960, por më pas u detyrua t’i hiqte me lazer tatuazhet e bëra pasi i shoqi nuk ja aprovonte.

Që prej vdekjes së tij në vitin 2014 Glenys iu kthye pasionit të vjetër dhe tatuoi në lëkurën e saj figura mitologjike si Medusa, apo Poseidoni, alienë dhe vampirë.

Pas vdekjes së të shoqit, kjo gjyshe mbuloi trupin me tatuazhe

“Unë nuk jam një pensioniste e zakonshme. Unë bëj një tatuazh çdo 3-4 muaj. Më pëlqejnë aq shumë ndaj dua t’i kem. Megjithëatë kam ndërmend që pasi të bëj një ujk në kurriz të ndaloj për pak kohë.”

Kështu ka treguar 77- vjeçarja lidhur me pasionin e saj.

Pas vdekjes së të shoqit, kjo gjyshe mbuloi trupin me tatuazhe

Ajo gjithasjhtu ka rrëfyer se tatuazhi i saj i par të cilin e fshiu, kishte si dizenjo dy zemra dhe një shigjetë. Ajo vendosi ta bënte atë pikërisht për të shoqin, pa e ditur se ky i fundit do t’i kërkonte ta hiqte me lazer.