Shqipëria

Skandal në Pogradec: Dhjetëra kafshë të pavaksinuara e të pamatrikulluara

5 Tetor 2018

Skandal në Pogradec: Dhjetëra kafshë të pavaksinuara e

Mbrëmjen e djeshme, emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi mungesën e matrikullimit dhe vaksinimit të kafshëve në tregun e Çërravës, i cili mbledh blegtorë nga e gjithë zona e Pogradecit dhe Korçës.

Shënim: Matrikull m. ~ Regjistër me numër rendor të veçantë, që përmban emrat e njerëzve që bëjnë pjesë në një grup a kolektiv të caktuar; regjistri që përmban emrat e kafshëve (me shenjat e tyre të posaçme) të një ferme blegtorale etj.; regjistri i armëve ose i armatimeve të një reparti ushtarak; zyra ku mbahet ky regjistër dhe ku bëhet regjistrimi. Oficeri (nëpunësi) i matrikullit. Zyra e matrikullit. U regjistrua në matrikull.

Skandal në Pogradec: Dhjetëra kafshë të pavaksinuara e

Vetë tregtarët pranuan me zë dhe figurë se shitja e kafshëve është bërë në të zezë. Sipas tyre, shumica e kafshëve që tregtohen në Çërravë shkojnë në disa thertore në Tiranë. Nga një vëzhgim i shpejtë u vu re se shumë lopë nuk kishin matrikull në vesh, pra as nuk dihej origjina e tyre.

Skandal në Pogradec: Dhjetëra kafshë të pavaksinuara e

Po kështu, një nga kushtet për sigurinë e kafshëve në treg është edhe të paturit një vend që mundëson dezinfektimin e automjeteve. Në hyrje të tregut gjendej një gropë, ku pretendohej se ishte me lëndë dezinfektuese. Por në momentin e filmimit, gropa ishte e mbushur me baltë dhe ujë. Pronari dhe veterineri pranuan se kjo gropë nuk e përmbush funksionin e saj, ndërsa premtuan se do të rregullojnë disi gjendjen.