Siç mund ta keni lexuar më parë, Xhisiela Maloku shokoi mbarë opinionin publik me përgënjeshtrimin e gjithçkaje në intervistën me Eni Vasilin në “Open”. Ajo mohoi gjithçka, tha se nuk ishte përdhunuar dhe nuk është rrahur nga askush. Shenjat në trup i justifikoi me një aksident dhe djegiet nga cigaret tha se i kishte bërë vetë. Eni Vasili iu kthye sërish intervistës së saj me Xhisielën, duke thënë se ishte e vetëdijshme që intervista do ngjallte polemika.
“Xhisiela ishte detyruar të mos thoshte të vërtetën. Shumë ngjarje kanë ndodhur që të hënën dhe kryeministri hodhi idenë e një pakete anti-shpifje. Më duket se e ka seriozisht sepse ka rreth dy ‘tweet’ në ditë për këtë çështje”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i ftuar në “Real Story” tha se çështja Xhisiela meriton të zbardhet nga organet e drejtësisë dhe se policia ka vepruar korrekt me këtë ngjarje.

Ndër të tjera, mund të lexoni edhe këtë artikull me titull “Xhisiela nuk u masakrua, por u shpëtua në ‘Open’ dhe ‘Opinion’ të shkruar nga Andi Bushati.