Këngëtari i famshëm Enrique Iglesias i ka dhuruar puthje njërës prej fanseve të tij.
Ylli i muzikës latine ndodhej në një koncert në Kiev të Ukrainës kur një vajzë është ngjitur në skenë e ka filluar të puthet me këngëtarin. Në videon që po bën xhiron e botës duket qartë Enrique dhe vajza teksa puthen pa e vrarë fare mendjen se ndodhen përpara një turmë gjigande.
Pas kësaj ndodhie këngëtari 43- vjeçar ka shpjeguar për të gjithë se ai vetë është i hapur me fansat e tij dhe nuk e ka problem të bëjë sërish atë që bëri.
Enrique Iglesias që që prej vitit 2001 është në një lidhje me tenisten e njohur Ana Kurnikova duket se e ka zakon që në koncertet e tij t’i dhurojë puthje pasionante fanseve.
Edhe herë të tjera këngëtari baba i dy fëmijëve, ka bërë të njejtën gjë përpara turmave në koncertet e tij.