Dashuri dhe seks

6 pyetjet më të shpeshta që njerëzit i bëjnë psikologëve mbi dashurinë!

3 Tetor 2018

6 pyetjet më të shpeshta që njerëzit i bëjnë

Në një botë të mbushur me pasiguri, njerëzit kërkojnë të gjejnë zgjidhje tek psikologjia për t’i dhënë përgjigje pyetjeve rreth jetës dhe njerëzve pranë tyre.

Por a e keni menduar ndonjëherë cilat janë pyetjet më të shpeshta që dëgjon një psikolog rreth lidhjeve?

Janë shumë në fakt, por 6 të mëposhtëmet janë më të shpeshtat.

1. A do ta takoj ndonjëherë shpirtin tim binjak?

Kjo është pyetja më e shpeshtë që një psikolog merr nga klientët e tij kur vjen puna tek çështjet shpirtërore. Përveç njerëzve single, ata që janë të palumtur me partnerin kërkojnë sërish të dinë nëse do ta gjejnë ose jo njeriun e duhur.

2. A po më tradhton bashkëshorti?

Njerëzit gjithnjë i janë druajtur dhe do vazhdojnë t’i druhen kësaj pyetjeje për aq koha sa lidhja ka mungesë besimi.

3. A do ta lërë partneri im gruan e tij për mua?

Kjo është një nga pyetjet më të vështira me të cilën hasen psikologët sepse nuk mund të marrë një përgjigje të saktë.

4. Si mund ta bëj atë të më dashurojë?

Dashuria e refuzuar është një ndjenjë e keqe pasi i lë njerëzit me dyshime në vetvete. Këshilla kryesore që japin ata është reduktimi i njohjes nga rrjetet sociale dhe komunikimit verbal.

5. A quhet ndarja apo divorci një dështim në dashuri?

Pas shumë vitesh investimi dhe energjie tek dikush, duket si dështim, por nëse gjërat thjesht nuk shkojnë mirë, jo.

Të rrish në një lidhje a martesë toksike është dështim edhe më i madh.

6. A mund të zgjidh një çështje të pazgjidhur me dikë që ka vdekur?