Celebrity

Aktorja martohet për herë të dytë dhe bën dasmë për herë të parë

30 Shtator 2018

Aktorja martohet për herë të dytë dhe bën dasmë

Gwyneth Paltrow u martua këtë të shtunë, pas një fejese tetë mujore.

Aktorja 46-vjeçare dhe i dashuri i saj prej vitesh, Brad Falchuck, shkëmbyen betimet në një ceremoni intime këtë të shtunë pasi shpallën fejesën, tetë muaj më parë.

Ceremonia u mbajt në kopshtin e një shtëpie private në Hamptons. Të ftuar ishin miq të ngushtë dhe familjarë të çiftit. Sigurisht, s’munguan yje të Hollywood-it si Robert Downey Jr. me bashkëshorten, Carmon Diaz dhe bashkëshorti i saj Benji Madden, Steven Spielberg, regjisori i parë që i dha një rol Gwyneth, dhe Jerry Seinfeld dhe gruaja e tij, Jessica Seinfeld. Këta të fundit organizuan edhe një darkë festive për çiftin të premten në mbrëmje.

Kjo është martesa e dytë dhe dasma e parë për Gwyneth. Ajo dhe Chris Martin u ndanë në 2014-n, pas dhjetë vitesh bashkë. Divorci i tyre u finalizua në 2016-n. Ata kanë dy fëmijë bashkë, Apple dhe Moses, përkatësisht 14 dhe 12 vjeç. S’dihet ende nëse Chris ishte i pranishëm në dasmën e ish-bashkëshortes.

Aktorja martohet për herë të dytë dhe bën dasmë

Brad Falchuk ka dy fëmijë nga martesa e tij me Suzanne Bukinik, e cila mori fund në 2013-n. Ai dhe Gwyneth u njohën në sheshxhirimin e Glee, në 2010-n, kur aktorja ishte e ftuar për një rol episodik. Për herë të parë u përfolën të ishin bashkë në 2014-n, kur dolën publikisht bashkë në festën e ditëlindjes së Robert Doëney Jr.

Dyshja deklaroi fejesën në janar të këtij viti, në kopertinën e revistës “Sex & Love” nga Goop, kompania e Paltrow.

Paltrow dhe Falchuk kanë firmosur një kontratë paramartesore.