E ftuar në puntatën e sotme të “Zonë e Lirë” ishte Holta, një ndër bodybuilder-et shqiptare më të sukseshme, që deri para 3 vitesh nuk kishte lidhje fare me muskujt e tonifikuar. Një problem me shtyllën kurrizore e detyroi t'i futej palestrës për të mos hequr më dorë më vonë.
E pyetur nga Arian Çani se a i pëlqejnë djemtë shqiptarë muskujt, ajo pohoi se një gjë e tillë është gati-gati e pamundur.
Shqiptarët sipas saj janë paragjykues dhe se vajzat e tilla i cilësojnë si “burra” dhe aspak “femërore”. Askush nuk e kupton dhe nuk e pranon se ky sport është pasion mbi të gjitha; ashtu siç ka vajza që merren me futboll për shembull, ashtu ka edhe të tjera që preferojnë stërvitjen intensive.
Sigurisht që edhe Holtës nuk ia tërheqin vëmendjen djemtë pa muskuj. Qartë.