Kanye West iu drejtua Instagramit për të sqaruar njëherë e mirë aludimet se Drake dhe gruaja e tij, Kim Kardashian, patën një lidhje jashtëmartesore. Falë këngës hit “In my feelings”, ku protagoniste është Kiki, njerëzit hamendësuan se Drake e ka fjalën për Kim Kardashian, pasi atë e thërrasin Kiki shkurt. Përgjatë katër videove, Kanye shpjegon se thashethemet nuk janë të vërteta dhe më pas rrëfen me detaje pse mënyra si u soll Drake është problematike.
“Fakti që po i shtyn njerëzit të hamendësojnë ose të mendojnë se ti ke bërë seks me gruan time dhe fakti që ti s’e sqaron dhe e lë të turbullt. Kjo s’më pëlqen shumë,” tha Kanye. “Nëse unë do të kisha një të dashur me emrin Ranita dhe ti do të ishe i martuar me Rihanna-n, unë s’do të bëja një këngë të quajtur ‘RiRi’”.
Kanye thotë se Drake e di shumë mirë që po ndez më tej një skandal tradhëtie që s’ka ndodhur kurrë.
View this post on Instagram
“Ti thua ‘oh, s’e di nga dolën këto fjalë’, kur unë e di që je shumë i zgjuar për të luajtur rolin e budallait,” vazhdon ai. “Ti e di shumë mirë nga dolën fjalët. Mos bëj këngë që mund të ngatërrojnë njerëzit.
Kënga e Drake mund të merret si ndëshkim për atë që ndodhi mes tij dhe Pusha T. Pusha T, në një këngë që realizoi me Kanye West, flet për djalin sekret të Drake, ardhur në jetë nga një lidhje e shkurtër me një aktore filmash pornografikë. Sipas Kanye, Drake mendon se Pusha T e mori informacionin nga ai dhe “In my feelings” dhe përmendja e Kikit, është kundërprgjigje për këtë.
“Unë të pata thënë që s’i tregova gjë Pusha T për djalin tënd, nënën e tij, asgjë të kësaj natyre. Ato informacione nuk dolën prej meje.”
Në fillim të shtatorit, Kim Kardashian foli hapur dhe mohoi të jetë apo të ketë qenë ndonjëherë e lidhur me Drake. “S’ka ndodhur kurrë. Pikë,” tha Kim.
Përshtatur nga Rolling Stone