Dy ditë më parë, më datë 14, Loredana publikoi bashkëpunimin e saj të ri me Mozzik– un, “Bonnie & Clyde”. Kënga ia ka dalë që në pak orë të numërojë më shumë se 3 milionë shikime.
Frymëzuar nga çifti i famshëm, fabula e këngës është pak a shumë kjo: ai e mëson atë si të qëllojë me armë, ashtu bashkë siç janë shkojnë grabisin dhe po bashkë i shijojnë paratë. Bashkë deri në fund, bashkë në çdo gjë!
E meqë jemi këtu, le të flasim pak për muzat e frymëzimit të Loredanas dhe Mozzik- ut: Kush ishin Bonnie dhe Clyde?
Bonnie Elizabeth Parker (1 tetor 1910 - 23 maj 1934) dhe Clyde Chestnut Barrow (24 mars 1909 - 23 maj 1934) ishin dy kriminelë amerikanë që udhëtonin nëpër SH.B.A duke plaçkitur dhe vrarë njerëz, në rast se këta të fundit bënin rezistencë.
Edhe pse e njohur për disa grabitje bankare, dyshja preferonte të kryente vjedhje më së shumti në dyqane të vogla ose në karburante periferike.
Çifti besohet të ketë marrë jetën e së paku nëntë policëve dhe katër civilëve.
Bonnie dhe Clyde u vranë përfundimisht në Bienville, Louisiana, ku policia qëlloi me 130 plumba drejt veturës së tyre.