Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov, u bënë prindër të një djali para dy javësh. Siç e thanë dhe më parë, i vogli u quajt Jon.
Privé realizoi një reportazh në babyshower-in e Adelinës dhe imazhet u publikuan në emisionin e djeshëm. Në një moment, ajo shpjegoi emrin e djalit.
“Babai i bashkëshortit tim është lindur në Greqi, afër detit Jon dhe ai ka rrënjët nga atje. Ne e morëm emrin nga deti Jon. Është emër internacional, edhe pse shqiptarët e lidhin me detin.
Më pëlqen se shkon dhe me mbiemrin, Jon Markov. S’ka lidhje me shqiptarizmin, maqedonizmin apo greqizmin. Donim një emër të këndshëm, të shkurtër dhe të kapshëm.”
Në fund të mbrëmjes, bashkëshorti i Adelinës u shfaq pranë të ftuarve dhe para kamerave.