Qyteti bregdetar i Wilmington-it në Karolinën e Veriut pritet të goditet së shpejti nga një uragan i fuqishëm i kategorisë së katërt (nga 5 gjithsej), Florence. Zyrtarët kanë vënë alarmin duke paralajmëruar se situata është jashtëzakonisht e rëndë. Më shumë se 1 milion njerëz janë përballur me zgjedhjen e vështirë: të lënë shtëpinë e tyre apo të qëndrojnë duke shpresuar tek fati.
Shërbimi Kombëtar i Motit u shpreh se uragani Florence është një kërcënim i madh, por pavarësisht rrezikut një pjesë e mirë e banorëve nuk kanë preferuar të lëvizin. Mendohet se mund të shkaktojë rrëshkitje të tokës, shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe humbje të energjisë elektrike. Deri më tani, konsiderohet si uragani më i fuqishëm i 30 viteve të fundit.
Artikull i përshtatur nga CCN; mbetet në përditësim*