Pasi pushtoi botën e muzikës dhe modës, Kanye West ka vendosur t’i përqëndrojë energjitë tek një pasion tjetër. Si për çudinë e të gjithëve (ose jo dhe aq) ai ishte drejtori artistik i ceremonisë inaguruese të ndarjes së çmimeve “Pornhub Awards”.
Kanye is now directing the porn stars’ poses pic.twitter.com/bg9Tz0pgju
— Mitchell Sunderland (@mitchsunderland) September 7, 2018
Ndoshta nuk duhet të habitemi. West është një “tifoz i vetëshpallur” i Pornhub, që gjë e rikonfirmoi publikisht para Jimmy Kimmel, ku u shpreh se pavarësisht se ishte baba i dy vajzave, asgjë nuk e ndalonte të shihte porno.
Status update: I’m at the @Pornhub awards and @kanyewest just showed up to direct a fashion show pic.twitter.com/YBj3kOhOQZ
— Jennifer Swann (@jenn_swann) September 7, 2018
Ndër të tjera, reperi prezantoi gjatë ceremonisë një këngë të re, “I Love It” në bashkëpunim me Lil Pump.
“Pornhub Awards” nën drejtimin e yllit të filmave për të rritur, Asa Akira, u transmetua të enjten mbrëma në një faqe argëtuese +18. Kanye bashkëpunoi me Willo Perron si drejtuesit kryesorë për shfaqjen e mbajtur në “Belasco Theatre” në Los Angeles.
Burimi: Vanity Fair