Showbiz dhe TV

Aktori i humorit, baba për herë të parë: Vjen në jetë djali Divin

4 Shtator 2018

Aktori i humorit, baba për herë të parë: Vjen në

Aktori i njohur i “Apartamenti 2XL”, Visjan Ukcenaj është bërë për herë të parë baba i një vogëlushi. Foshnja erdhi në jetë mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që Ukcenaj e ndau lajmin e gëzueshëm pak orë më parë, përmes këtij postimi:

“Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një Engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju Gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës.”

Të sapolindurit i është vënë emri Divin, domethënia e të cilit është “hyjnor”.