Celebrity

Për binjaket më të famshme në botë, lidhja mes tyre është si një ‘martesë’ 32-vjeçare

29 Gusht 2018

Për binjaket më të famshme në botë, lidhja mes tyre

Mary-Kate dhe Ashley Olsen janë dy prej njerëzve më të shkëputur nga media në botë. Sidoqoftë, së fundi, binjaket dhanë një intervistë për WSJ Magazine, rreth lançimit të koleksionit për burra të The Row, shtëpisë së tyre të modës.

Gjithashtu, binjaket folën shkurtimisht edhe për marrëdhënien e tyre. Mary-Kate jeton prej kohësh në New York me bashkëshortin e saj francez 49-vjeçar, ndërsa Ashley mund të shpërngulet në Los Angeles sërish, gjithnjë duke ruajtur lidhjen e veçantë prej binjakesh.

“Kemi 32 vite që mësojmë të komunikojmë,” thotë Ashley për marrëdhënien e tyre, duke shtuar se ajo dhe Mary-Kate janë në një “martesë dhe partneritet” të njëfarëlloji. “Kemi ulje dhe ngritje... Bëjmë gjithçka bashkë.”

“Dolëm nga mitra duke bërë pikërisht këtë,” plotëson Mary-kate.

Përgjatë intervistës, mësojmë se Mary-Kate dhe Ashley kujdesen shumë, shumë për detajet e veshjeve dhe aksesorëve që krijojnë: Njëherë, shpenzuan gjashtë muaj duke vrarë mendjen nëse duhet t’i vendosnin rripat brenda apo jashtë çantës Margaux. Kur votat rezultuan në barazim, binjaket Olsen vendosën t’i prodhojnë dhe t’i nxjerrin në treg të dyja.

Për binjaket më të famshme në botë, lidhja mes tyre

Gjithashtu, Mary-Kate dhe Ashley shpenzuan një vit të tërë duke studiuar kostumin e burrave, duke u fokusuar tek shtati pakëz më i lartë se zakonisht. “Bëhej fjalë për milimetra,” tha Mary-Kate për diferencën.

Burimi: Elle