Jo, nuk e kemi fjalën për një foto normale bust!
Së fundmi Instagrami po karakterizohet nga disa poza të çuditshme në të cilat njerëzit nuk dalin në foto vetëm. Bëhet fjalë për “pozën bust” që në raste të tjera do të ishte më mirë të quhej “poza me një bust”.
Përdoruesit e medias sociale Instagram, po përdorin bustet për të shkrepur foton perfekte.
Ende nuk u qartësuat? Atëherë hidhini një sy këtyre fotove…
Kjo formë pozimi sapo ka filluar të përhapet dhe shpejt është kthyer në një sensacion të mediave sociale. Njerëzit mendojnë se përveç se një mënyrë për të shkrepur foto, kjo është edhe një formë për të sjellë në vëmendje monumentet kulturore dhe arkeologjike.
Duket kaq e thjeshtë dhe fantastike në të njejtën kohë!
Kështu që mos shpenzoni më kohë për të gjetur pozën perfekte për Instagram. Mjafton të drejtoheni drejt një muzeu dhe të rezlizoni foton tuaj me një bust.
Le të shpërthejnë like- t!