Social Buzz

Ç'është kënga e peshkaqenit dhe pse po bëhet kaq e famshme në internet?

24 Gusht 2018

Ç'është kënga e peshkaqenit dhe pse po bëhet kaq

Videoja e quajtur “Baby Shark Song” është krijuar posaçerisht për fëmijë dhe krejt papritur u bë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në sfidën më të re të internetit.

Ndonëse teksti është fare i thjeshtë për tu fiksuar, kënga e cila flet për një familje peshkaqenësh ka bërë për vete fëmijë dhe të rritur në të gjithë botën.

Ç'është kënga e peshkaqenit dhe pse po bëhet kaq

Në fakt, kënga për herë të parë është prezantuar në Indonezi në 2014-ën, e ndërsa tani po kthehet në fenomen global me 1.6 bilion klikime në YouTube. Kënga e peshkaqenit bebe, është një ndër 40 videot e para më shumë në YouTube.

Por si u kthye kjo në sfidë?

Njrëzit nisën të filmojnë veten duke rikrijuar lëvizjet e thjeshta të ‘kërcimit të peshkaqenit’.

Ç'është kënga e peshkaqenit dhe pse po bëhet kaq

Ashtu si me ‘Kiki-n’ e Drake-ut, e njëjta gjë po ndodh dhe me videon e fëmijëve. Gjithsesi, ekspertët paralajmërojnë se  kërcimi i peshkaqenit nuk është dhe aq i sigurtë, aq më tepër kur jeni duke ecur në rrugë me makinë.

Gjithsesi, duket se njerëzit nuk duan t’ja dinë. Deri më tani në Instagram ka 88.000 poste që mbajnë hashtagun #babysharkchallenge.

Burimi: The Independent