Social Buzz

E dinit që këta këngëtarë kanë vdekur dhe janë zëvendësuar me klone?

24 Gusht 2018

E dinit që këta këngëtarë kanë vdekur dhe

E dinit që Avril Lavigne u zëvendësua me një vajzë identike me emrin Melissa në vitin 2003? Të paktën kështu mendon interneti. Teoria e vjetër konspirative filloi të përhapej sërish këtë fundjavë në Twitter, por debatohet që prej 2005-s pasi origjinoi në një faqe fansash braziliane.

Teoria aludon se Lavigne, e pamësuar me famën në fillim të karrierës, filloi të përdorte një sozi të quajtur Melissa. Thuhet se me kalimin e kohës Lavigne vdiq dhe kompania diskografike thjesht e zëvendësoi me Melissa-n. Provat janë fotot e bëra në tapet të kuq (Lavigne vesh pantallona, Melissa preferon fundet dhe fustanet) dhe dallimet minimale në fytyrë. Madje, thuhet se Melissa ka fshehur mesazhe në tekstet e këngëve, si puna e “Slipped Away” ku thotë: “Dita kur ti u largove, ishte dita kur kuptova se s’do të isha më e njëjta.” Madje, ekziston dhe një foto ku Lavigne ka “Melissa” të shkruar në dorë. E frikshme, apo jo.

Sidoqoftë, Lavigne s’është e para dhe as e fundit që bëhet subjekt i një teorie konspirative (krejt të paverifikuar).

Paul McCartney

E dinit që këta këngëtarë kanë vdekur dhe

Ndoshta e keni dëgjuar që Paul McCartney u zëvendësua me një sozi pasi vdiq në një aksident me makinë. Legjenda urbane e pati zanafillën në 1969-n, pas publikimit të "Abbey Road". Fansat kërkonin për të dhëna, të bindur pas deklaratës së John Lennon ku tha “Varrosa Paul” në "Strawberry Fields Forever". Në dallim me teoritë e tjera në këtë listë, protagonisti i mohoi thashethemet. Në një intervistë me Life Magazine, në nëntor të 1969-s, McCartney tha: “Ndoshta thashethemi nisi sepse s’kam dalë shumë në publik kohët e fundit.”

Taylor Swift

E dinit që këta këngëtarë kanë vdekur dhe

Duke iu larguar “VIP-ave që u zëvendësuan me klone”, shumë njerëz besojnë se Taylor Swift është në fakt, sozi e një priftëreshe satanike. Teoria daton në 2011-n dhe aludon se Swift është një klon i Zeena LaVey, falë Illuminatit. Ka mijëra video në YouTube ku krahasohen dy personazhet, që qartazi janë provë e pakthyeshme.

Beyonce

E dinit që këta këngëtarë kanë vdekur dhe

Beyonce dhe Jay Z përfliten prej kohësh se janë pjesë e Illuminatit. U përfolën aq shumë sa Beyonce e përfshiu në album. Gjthashtu, thuhet se Illuminati përdor klone për t’i bërë lavazh truri shoqërisë. Në këtë rast, u deshën vetëm dy foto të të njëjtit njeri për të thënë se Beyonce s’është më vetvetja. Vitin e shkuar, u postua në Facebook  kjo foto që thotë: “Fansa, në të majtë është Beyonce, ndërsa në të djathtë jo. Shtriga e cilësisë së lartë në të djathtë është klon i Illuminatit.”

Burimi: The Guardian