Tradhëtia

Pasi të lexoni këtë, ktheni sytë nga i dashuri dhe zbuloni njëherë e mirë nëse ju tradhton!

19 Gusht 2018

Pasi të lexoni këtë, ktheni sytë nga i dashuri dhe zbuloni

Nëse mendoni se gjasat më të mëdha që ai të tradhtojë janë kur keni përfunduar shpejt në martesë, apo keni në krah një manipulues që përllogarit çdo veprim të tijin, jeni gabim.

Në fakt, personat që kanë patur një numër të madh partnerësh seksualë janë pikërisht ata që kanë tendenca të tradhtojnë.

Ndonëse çdo lidhje është unike, studimet e kryera në Universitetin e Queensland provuan se ekzistojnë disa faktorë kryesorë që e çojnë dikë drejt tradhtisë.

Njerëzit implusivë, mund të tradhtojnë thjesht sepse nuk e ndalojnë dot as veten dhge as situatën në të cilën ndodhen. Ata nuk i bëjnë dot gjërave analizë në atë moment dhe gjithçka duan është të veprojnë, pa menduar për pasojat.

Pasi të lexoni këtë, ktheni sytë nga i dashuri dhe zbuloni

Përveç kësaj, ata që kanë pasur shumë partnerë në të shkuarën ndjejnë një nevojë për të kërkuar gjithnjë dikë tjetër për të shpalosur ‘aftësitë’ e tyre seksuale.

Në krye të të gjithave, ashtu siç mund ta imagjinonit, arsyeja kryesore mbetet ftohja nga partneri apo kënaqësia e pakët që merret nga lidhja aktuale. Ekspertët thonë se koha e lidhjes apo marrëdhënia mes çiftit ka ndikim minimal kur vjen puna tek besnikëria.

Burimi: The Independent