Showbiz dhe TV

Videoklipi 'Shqipe' i Tayna- s, i kopjuar?

15 Gusht 2018

Videoklipi 'Shqipe' i Tayna- s, i kopjuar?

Kënga Shqipe e reperes së re, Tayna ia doli të shndërrohej për shumë pak kohë në hit. Ndër të tjera tërhoqi vëmendje realizimi i klipit dhe veçanërisht kërcimi i shkujdesur dhe interesant i këngëtarës.

Në dukje tepër origjinal, derisa “Prive” postoi këtë video të këngëtares dhe koreografes amerikane, Teyana Taylor.

Ideja e fillimit të videos është e njëjtë: sfond i errët, hapen dyert dhe secila prej tyre futet brenda në dhomë, me ndryshimin e vetëm që Tayna zhvishet që në nisje të klipit dhe Teyana më vonë.

Videoklipi 'Shqipe' i Tayna- s, i kopjuar?
Teyana
Videoklipi 'Shqipe' i Tayna- s, i kopjuar?
Tayna

Ulje- ngritje, twerk, zvarritje, kërcim disi robotik, alternim i performancës me ushtrime fizike, veshje e ngjashme... shiheni vetë.

Videoklipi 'Shqipe' i Tayna- s, i kopjuar?

Videoklipi 'Shqipe' i Tayna- s, i kopjuar?

Më pas kalimi në një tjetër ambient dhe përsëri hapje dyersh. Fundi ndërkohë është i ndryshëm, por me një filozofi të njëjtë: qetësimin e situatës.

Videoklipi 'Shqipe' i Tayna- s, i kopjuar?

Videoklipi 'Shqipe' i Tayna- s, i kopjuar?

Ngjashmëria në fakt është e qartë dhe siç duket reperja është frymëzuar ndjeshëm nga klipi i Taylor- it.