Pas një fotoje të publikuar nga TMZ, ku shfaqej Younes Bendjima me dikë që u identifikua si Jordan Ozuna, që ka dalë më parë me Yyga-n dhe Justin Bieber, u përfol për një ndarje midis Kourtney Kardashian dhe modelit. Por duket se drama vazhdon dhe motrat Kardashian s’ia kanë përtuar fare komentet thumbuese.
Në fillim, Younes postoi një screenshot të artikullit të Daily Mail duke shkruar: “Ata duan që të jem unë i keqi. Në dreq vafshin budalliqet e tua të Hollywood-it. S’mund të kënaqem më me miqtë e tu. Daily Mail, ku janë 12 miqtë e tjerë? Meqë ra fjala, shkrepje e bukur”.
Story e radhës ishte kjo foto e miqve me mbishkrimin “Oh, i gjeta”; kështu Younes nënkupton se nuk ka qenë vetëm me Jordan Ozuna-n, por të pranishëm kanë qenë edhe miq të tjerë.
Megjithatë modelit s’i doli inati dhe postoi sërish një tjetër deklaratë në Insta Stories. “Edhe njëherë ju dështuat. Nuk kam lidhje me këtë ‘jetë’, kështu që s’më bëni dot gjë. E di kush jam, nga vij dhe ku do të shkoj dhe kjo ju pengon. Vetëm mendimi i Zotit ka rëndësi. Kalofshi një ditë të bukur.”
Për cilën jetë e ka fjalën Younes, për atë që bëjnë Kardashian-ët? Sepse bazuar tek Instagram-i, ai duket se e shijoi pafund që ishte pjesë e rrethit Kardashian-Jenner.
Fill pas këtyre postimeve, Khloe dhe Kim thumbuan modelin publikisht në postimet e @TheShadeRoom. “Alexa, vendos këngën ‘Heard It All Before’ nga Sunshine Anderson”, shkruan Khloe. Kënga tregon për një djalë që vazhdon e vazhdon i justifikohet të dashurës duke i kërkuar falje.
Ndërsa Kim iu referua pushimeve të çuditshme, “Foto të bukura nga ‘udhëtimi me djemtë’..."
Kourtney, që u njoh me Younes fill pasi Kim u grabit në Paris në 2016-n, është treguar shumë e rezervuar për lidhjen e saj dhe ende s’dihet pse kërkoi ndarjen, megjithëse postimet të lënë të kuptosh se “udhëtimi me djemtë” i modelit s’ka qenë aspak i tillë.