Përflitet se Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima janë ndarë. TMZ fotografoi Bendjima-n në Meksikë këtë të hënë, duke pushuar me dikë tjetër që u identifikua si Jordan Ozuna. Ozuna ka dalë më parë me Tyga dhe Justin Bieber.
Gjithashtu, thuhet se ishte Kourtney ajo që kërkoi ndarjen. E gjithë kjo ndodhi vetëm pak javë pas një komenti të pahijshëm të Bendjima-s në një prej fotove me bikini të Kourtney-t. “Këtë duhet të tregosh që të marrësh like?” shkruajti ai. Për habinë e askujt, fansat iu hodhën menjëherë në mbrojtje Kourtney-t.
Kourtney dhe Younes u njohen fill pasi Kim u grabit në Paris në 2016-n. Ata shkuan bashkë me fëmijët e Kourtney-t në Coachella dhe kaluan shumicën e verës bashkë në Itali.
Motra më e madhe Kardashian është treguar shumë private në lidhje me Younes dhe s’dihet ende pse kërkoi ndarjen. Ata s’e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.