Instagramming

Fanset e kanë ndarë mendjen: Pas reçipetave, Ledrit i ranë në duar një palë mbathje

1 Gusht 2018

Fanset e kanë ndarë mendjen: Pas reçipetave, Ledrit i ranë

Pak ditë më parë, një koncert i Ledrit në Gjakovë i kaloi pritshmëritë pasi një fanse u nxeh aq shumë nga atmosfera dhe vendosi t’i hidhte reçipetat tek këmbët e këngëtarit. Ledri qeshi, ne qeshëm, edhe e zonja e punës ka qeshur medoemos.

 

Mashalla shum bukur ??

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Por siç duket është kthyer në trend tani: pas reçipetave, një fanse e ka çuar lojën në një tjetër nivel pasi vendosi t’i hidhte mbathjet.

Një veprim i tillë, është shumë i përhapur në koncertet botërore ku fansat heqin të brendshmet ose veshjet e tjera dhe i hedhin në skenë; mjafton të shohim disa raste.

Kështu ky trend mbërriti (vonë) edhe në Shqipëri. Me gjasë nuk do të jenë të fundit që do të fluturojnë në skenë, kështu që reperi duhet të ketë një sirtar të posaçëm ku të koleksionojë gjithë të reçipetat, mbathjet, çorapet, bluzat, takat etj.