Make-Up

Epokës së rimelit po i vjen fundi: Çfarë po zgjedhin vajzat për qerpikët e tyre?

27 Korrik 2018

Epokës së rimelit po i vjen fundi: Çfarë po zgjedhin

Nuk duam të përhapim panik, por epokës së rimelit mund t’i ketë ardhur fundi. Vajzat tani, kanë tendencën që të përdorin extensions (zgjatime) ose trajtime që shtojnë qerpikët për t’i bërë të duken më të dendur, më të gjatë dhe me më shumë volum.

Popullariteti i tyre duket se ka zbehur interesin për përdorimin e rimelit dhe kërkimin e një të miri.

Epokës së rimelit po i vjen fundi: Çfarë po zgjedhin

Kjo zgjedhje vjen në fakt për disa arsye. Duke qenë se të tilla trajtime zgjasin me muaj, gratë kursejnë shumë nga koha e tyre. Dhe padyshim, tendenca për të qenë sa më natyrale është gjithnjë në rritje.