Celebrity

Përmes kësaj kënge, Bebe Rexha flet për luftën e vazhdueshme me depresionin

19 Korrik 2018

Përmes kësaj kënge, Bebe Rexha flet për luftën e

Pak orë më parë, Bebe Rexha publikoi projektin e saj më të ri, këngën “I’m A Mess” pjesë e albumit “Expectations” të përbërë nga 14 këngë.

 

Tracklisting #expectations ??‍??

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Kënga përmban detaje nga personaliteti i këngëtares prandaj edhe është titulluar “I’m A Mess”, “Jam një telash”. Bebe e ka pranuar edhe më parë se ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni, për të cilën shkroi edhe këngën “The Monster”, e cila më pas iu shit Rihanna-s dhe Eminem-it.

Përmes kësaj kënge, Bebe Rexha flet për luftën e

Megjithatë siç duket ajo ka dashur t’i kushtojë sërish një këngë vetes, por edhe gjithë njerëzve që ndihen si ajo.

“Unë kam folur dhe jam treguar e sinqertë kur bëhet fjalë për luftën e vazhdueshme me ankthin dhe depresionin. Doja të krijoja një video dhe një këngë që të shprehte të vërtetën time. Kjo video është një lloj arritje për mua, pasi më në fund jam në gjendje të pranoj papërsosmëritë e mia. Tani s’e kam problem që nuk jam mirë gjatë gjithë kohës.

Nëse ndjeheni të vemtuar ose të humbur, ju lutem kuptoni që nuk jeni, të tjerët ju duan.” – shkruan ajo në Twitter, fill pas lançimit të këngës.

Përmes kësaj kënge, Bebe Rexha flet për luftën e

Teksti flet për një vajzë “problematike”, që vuan nga ankthi dhe depresioni, vajton për një dashuri të njëanshme, por në fund të ditës e do sërish veten dhe beson se çdo gjë do të rregullohet.

Përmes kësaj kënge, Bebe Rexha flet për luftën e

Albumi “Expectations” kaloi pritshmëritë kur u publikua rreth 1 muaj më parë pasi që ditën e parë u shitën rreth 500.000 kopjëe në Shtetet e Bashkuara duke u certifikuar kështu si “GOLD” (i artë) dhe qëndroi në Top10 në 47 shtete të botës. Për më shumë mund të lexoni duke klikuar këtu.