Celebrity

Cristiano Ronaldo lë rastësisht një bakshish prej 2.5 milion lekësh për stafin e hotelit grek

19 Korrik 2018

Cristiano Ronaldo lë rastësisht një bakshish prej 2.5 milion

Cristiano Ronaldo shokoi stafin e hotelit luksoz në Greqi pasi la një bakshish prej £17,850 ose rreth 2.5 milion lekë.

Ronaldo po pushonte me familjen në Mesdhe, pas skualifikimit të Portugalisë nga Kupa e Botës në ndeshjen me Uruguajin.

Futbollisti postoi në Instagram foto duke bërë banjo dielli me partneren e tij, Georgina Rodriguez dhe djalin e madh.

Ronaldo u nis për Itali për të përfunduar lëvizjen £100 milionëshe drejt Juventusit në Serie A, por jo para se të bënte diçka për stafin që u kujdes për të gjatë pushimeve. Sipas The Sun, Ronaldos i bëri përshtypje cilësia e shërbimit dhe s’largohej dot pa lënë diçka, si simbol mirënjohjeje.

Cristiano Ronaldo lë rastësisht një bakshish prej 2.5 milion

Ai kërkoi që shuma prej 2.5 milion lekësh të ndahet në mënyrë të barabartë mes stafit të resortit.

Pas largimit nga Greqia, Ronaldo po përgatitet për një jetë të re në Itali. “Nuk jam i mërzitur që po largohem nga Real Madrid. Jam këtu sepse dua të sfidohem,” tha ai në një konferencë për shtyp.