TV Mania

12 vjet më parë: Kelvi Kadilli 16 vjeç me atë 28-të, s'kanë asgjë të përbashkët përveç kësaj!

19 Korrik 2018

12 vjet më parë: Kelvi Kadilli 16 vjeç me atë 28-të,

Spektakli më i ri, ‘Top Talent’ startoi mbrëmjen e djeshme në Top Channel.  Konkurrentët do të provonin veten para panelit të jurisë me anëtarë profesionistë si Marin Mema, Beti Njuma, Edi Manushi, Bieta Sulon dhe Kelvi Kadilli i cili është edhe moderator i këtij programi.

12 vjet më parë: Kelvi Kadilli 16 vjeç me atë 28-të,

Para se konkursi të niste,  mbrëmja e hap me një video të shumë viteve më parë, me një audicion të Kelvi Kadillit në 2006-ën. Vetëm 16-vjeç, ndonëse duket  shumë ndryshe fizikisht nga 13-vjet më parë, Kelvi duket se e ka ruajtur stilin e tij të prezantimit, sigurisht shumë herë më të përmirësuar.

I veshur me një bluzë rozë,  një palë xhinse të gjera, modelin trend të flokëve të atyre viteve dhe shumë kilogram më pak se tani, Kelvin mund ta dalloje menjëherë nga mënyra e moderimit. 

12 vjet më parë: Kelvi Kadilli 16 vjeç me atë 28-të,

 

A post shared by Pop Culture (@pop_culture_tch) on

Ndonëse asokohe  moderatori nuk arriti të fitonte, nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për televizionin dhe mbrëmjen e djeshme u bë shembulli që i duhej konkurrentëve para garës.