Miley Cyrus dhe Instagram-i i saj ranë në sy pak ditë më parë, ku fotot nisën të fshiheshin një e nga një. Plot 76 milionë e 200 mijë e kusur ndjekës vunë re që profili i artistes ''boshatisej'' pak e nga pak.
E kështu, pak orë më parë mbërriti në 0 foto.
Miley nuk është e para dhe e vetmja artiste e famshme që vendos të pastrojë gjithë rrjetet sociale nga fotot. Në fakt, është e njëjta gjë që bëri Taylor Swift për të promovuar albumin e saj të ri, ''Reputation’’.
Fshirja e fotove në Instagram është zakonisht (ose gjithmonë) shenjë se një projekt i ri do të lançohet së shpejti. Ok, e kapëm mesazhin, tani le të presim.
Albumi i fundit i saj u publikua në 2017, ''Younger Now’’, pjesë e të cilit ishte edhe hiti ''Malibu’’.
Burimi: TIME