Tom Hardy dhe partnerja e tij, aktroja angleze Charlotte Riley, thuhet se janë në pritje të fëmijës së dytë. Sipas burimeve të sigurta për Mail Online, thuhet se çifti së shpejti do të zgjerojnë familjen e tyre.
Ylli i “Peaky Blinders” dhe Charlotte u martuan 4 vite më parë dhe aktualisht janë prindër të një vogëlushi 2-vjeçar.
Tom do të jetë baba i tre fëmijvë duke qenë se ka edhe një djalë 10 vjeç nga martesa e mëparshme me Sarah Ward në 1999-n.
Çifti simpatik u pa së bashku për herë të fundit këtë të mërkurë mbrëma gjatë premierës së filmit të fundit të Charlotte-s, “Swimming With Men”.