Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Peshorja dhe Akrepi

3 Korrik 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Peshorja dhe Akrepi

Në fillim të këtij muaji, individët e shenjës së peshores mund të kenë qenë duke menduar për shtëpinë dhe jo për karrierën në plan të parë. Hëna e plotë e fundit të muajit të kaluar mund t’ju ketë futur në mendime serioze, që mund të lidhen me shëndetin e familjarëve apo prindërve tuaj.

Ama në të njejtën kohë ju jeni duke i qarë hallin edhe një burri, që mund të jetë shefi, babai, bashkëshorti apo ndonjë mik i ngushtë që po kalon një situatë të vështirë. Ajo që duhet të dini është se shumë shpejt ndihma do të vijë për të zgjidhur problemet, nëse prisni para do të jenë aty pikërisht kur t’ju duhen.

Data 5 e këtij muaji do të jetë data në të cilën Dielli dhe Jupiteri do të bashkëpunojnë për t’ju dhënë ju ndihmë në planin financiar.

Në datë 12 të këtij muaji një eklips do të hedhë dritë mbi planet e karrierës tuaj. Eklipset njihen për ndryshimet që sjellin, kështu që prisni dhe qëndroni të hapur ndaj mundësive të reja. Mbase ky muaj do të jetë pikërisht koha në të cilën do të befasoheni nga një surprizë në planin e karrierës. Mase një punë që do t’ju rrisë përgjegjësitë, autoritetin, dhe mundësitë për të dhënë një kontribut kreativ në vendin ku punoni...

Përpara se të pranoni këtë mundësi do t’ju duhet që një herë për një herë të sheshoni të gjithë problemet familjare. Një person i lidhur më familjen tuaj do të kalojë në këtë kohë një fazë disi acaruese që do të ndikojë edhe në humorin tuaj, por kini parasysh që gjithësesi në këtë muaj yjet do të tregohen pozitivë me ju.

Vendimi për ta pranuar ose jo ndryshimin në karrierë nuk ka për të qenë aq i lehtë. Ama me ndihmën e Neptunit ju do të ndiheni më të orientuar dhe më të fortë për të dhënë kontributin tuaj në punën që bëni. Paga dhe kushtet e reja të punës kanë për të qenë fantasteike kështu që do ta keni shumë të lehtë për të vendosur pavararësisht vështirësive dhe sfidave me të cilat do t’ju duhet të përballeni.

Në planin sentimental ka për të qenë përsëri një eklips ai që do t’ju ndriçojë udhën për të qëndruar më shumë me partnerin apo me njeriun për të cilin keni ndjenja. Kjo do të jetë koha më e mirë që ju të dy të ndërmerrni një udhëtim së bashku. Ky eklips nuk ka par të ndikuar në gjendjen e të martuarve, ndryshimi i tij do të përqëndrohet tek dashuritë e reja dhe të saponisura.

Mos e e ngatërroni anën tuaj financiare me anën tuaj sentimentale, paratë dhe dashuria nuk duhen ngatërruar kurrrësesi me njëra- tjetrën.

Nëse jeni të martuar dhe në planin tuaj të parë është familja, kjo periudhë do të jetë e duhura për të bërë plane që lidhen me fëmijët. Filloni të mendoni për edukimin, shkollimin dhe mbarëvajtjen e tyre dhe mos harroni të përpiqeni t’i jepni shtysë talentit që kanë.

Korriku dhe Gushti kanë për të qenë muajt gjatë së cilëve mendja juaj do të ndryshojë shumë herë vendimet që merr. Duhet të ndiheni fatlumë që kjo periudhë do të vijë plot ndryshime falë Marsit që do të pozicionohet në Ujor, kështu që qëndroni gati!

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Peshorja dhe Akrepi

Këtë muaj udhëtimet janë kryefjala për individët e shenjës së akrepit. Nëse muajin që shkoi mund të keni ndërmarrë ndonjë udhëtim për çështje pune, këtë muaj puna do të jetë ndryshe.

Nëse jeni duke vuajtur arritjen apo realizimin e një detyre që ju është caktuar në planin e karrierës ju këshillojmë të mos e vrisni mendjen. As një karvan me kuaj nuk mund ta ndalojë një akrep të kalojë rrugën, kështu që vazhdo akrep!

Nëse muajin e kaluar mund të jeni shqetësuar ndopak nga ndonjë lajm që mund t’ju ketë ardhur nga njerëz të cilët prej kohësh i kanë humbur konataktet me ju, këtë muaj do t’ju duhet të lini pas këto shqetësime.

Dita më e mirë e këtij muaji ka për të qenë data 5, në të cilën do të lajmëroheni për një udhëtim në të cilin do të bëni qejf dhe vetëm qejf!

Duke qenë se ky muaj do te jetë i lidhur me udhëtimet na duhet t’ju themi se edhe rreth datës 12 ju pret një i tillë. Ama këtë herë do të bëhet fjalë për diçka krejtësisht ndryshe ku do të përfshihet akomodimi luksoz dhe një kohë e kaluar më në qetësi.

Ama po në të njejtën kohë do t’ju duhet të përballeni edhe me situata disi të sikletshme familjare, që do të sjelllin shpërqëndrim në jetën tuaj. Gjithësesi, tensionet nuk kanë për t’ju penguar të kaloni një kohë të mirë në shoqërinë e njerëzve të dashur apo partnerit.

Nëse punoni në një pozicion, në të cilin nuk mund të jeni gjatë gjithë kohës fizikisht të pranishëm në zyrë do të përballeni me vendime që kolegët apo të tjerë individë do të marrin në emrin tuaj. Përpiquni të vini në rend këtë situatë, duke përdorur mënyra kontakti që nuk e zbehin praninë tuaj.

Ndoshta një koleg po përpiqet t’ju lërë në hije duke marrë për vete meritat tuaja, daj përpiquni të mos e lejoni këtë. Përgatuni dhe bëni përpjekjet për ta kthyer të gjithë situatën në favorin tuaj. Beteja me një person të tillë ka për t’ju bërë më të fortë dhe më të prirur për të treguar me doemos dominancën tuaj.

Gjatë kësaj kohe, dëshira juaj për të ndërruar shtëpi do të arrijë drejtë një konkluzioni. Ju do të vendosni së shpejti çfarë dëshironi të bëni së bashku me personat me të cilët ndani të njejtën çati.

Gjithësesi, ndonëse mund të keni plane për të ndërruar shtëpi e mira është të mos lini pas dore banesën ku po jetoni aktualisht. Kujdesuni për anën e saj funksionale njësoj sikur të keni ndër mend të jetoni aty gjithë jetën.

Ky muaj do të jetë koha përfekte për të bërë biznes. Nëse keni për të shitur diça të paluajtshme shfrytëzoni pikërisht këtë kohë!

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.