Nëse jeni rritur duke parë filmat me princesha nga Disney, por duke menduar se historia e tyre nuk është asgjë tjetër veç se një histori përrallash, këtu jemi ne për t’ju provuar të kundërtën.
Më poshtë do t’ju tregojmë disa histori vajzash të thjeshta që u bënë princesha.
Kjo është Jetsun Pema, mbretëresha e Bhutan. Jetsun është vajza e një piloti ajëror. Në moshën 17- vjeçare ajo u bë mbretëreshë. Jetsun e njohu mbretin, pra të shoqin, kur ishte vetëm 7- vjeç dhe që atëherë shprehu dëshirën për t’u martuar me të. 10 vite më vonë ai e mori për grua dhe të dy po jetojnë të lumtur sot e kësaj dite.
Ndërsa kjo është Tatiana Blatnik, gruaja e mbretit të Greqisë dhe Danimarkës. Do thoni ju, kur u bë Greqia me mbret?!
Në fakt bashkëshorti i Tatianës nuk sundon, pasi Greqia nuk është një mbretëri, por Princi Nikolas është pasardhës i familjes bretërore.
Historia e Grace Kelly është ndër më frymëzueset. Grace ishte një aktore dhe u njoh me Princin Rainer në vitin 1955 gjatë një vizite në Festivalin e Filmit në Kanë. Ai e propozoi vetëm 3 ditë pasi u njhohën për të jetuar përgjithmonë të lumtur...
Fahrah Pahlavi, vinte nga një familje e shtresës së mesme. Ajo ishte vetëm një studente kur takoi Shah Mohammed Reza- in. Të dy u martuan dhe jetuan të lumtur...
Michiko Shoda vinte nga një familje me emër të mirë në Japoni, në kohën kur u njoh me Princ Akhiton. Për kohën historia e tyre e dashurisë ishte një histori si në përralla, duke anashkaluar këtu faktin që Michiko vinte nga një familje vërtetë e pasur. E megjithatë mamaja e Princit ishte kundër martesës së djalit të saj me Michiko-n, që gjithësesi u martua me Princin për të jetuar e lumtur “në jetë të jetëve”...
Megan Markle e e takoi Princin Harry në një “blind date”. Aktorja dhe princi u martuan në Maj të këtij viti në një ceremoni përrallore...
Përpara se të martohej me Princin Carl Philip Sofia punonte si vajzë promocionesh, si modele dhe si instruktore për yoga. Ajo e takoi të shoqin gjatë një dreke me miq të përbashkët dhe sipas saj ishte një dashuri me shikim të parë.
Ata u martuan në vitin 2015 dhe sot e kësaj dite jetojnë të lumtur jetën e tyre mbretërore...