
Jemi në episodin e tretë të Hostel by Anabel dhe ndoshta ka ardhur momenti të dini pak më shumë për vajzat. Që të njiheni siç ju ka hije, u bëmë disa pyetje tipike e disa të tjera të pazakonta që të krijoni një mendim të formuar. Kjo nuk është një intervistë mesatare.
Hostel by Anabel, bashkëmoderuar nga Alberta Kamenica, Ana Haxhimali, Deamishel Hoxha dhe Megi Pojani, transmetohet të hënave në 17:00 në INTv. Ritransmetohet të martave në 12:30 dhe të shtunave në 18:00. Çdo episod e gjeni në YouTube në kanalin e Anabel Entertainment.
Deamishel Hoxha
Nofka: Sheli, Spongebob
Vendlindja: Janinë, Greqi
Shenja: Virgjëresha
Studion: Arkitekturë
Fiksimi i momentit: XXXTentacion dhe kursimi i plastikes
Huqi më i keq: Nuk mbaj mend emra, me zë gjumi kudo.
Hobi: Të llastohem, të përkëdhel kafshë, artet vizuale, poezia, ushqimi i mirë, mbrojtja e mjedisit, udhëtimet, çdo gjë rozë
Filmi dhe seriali i preferuar: Titanic, Friends dhe Winx Club
Ç’sheh në televizor: Comedy Central
Ç’sheh në YouTube: Video muzikore, makeup tutorials dhe Hostel by Anabel
Përshkruaj muzikën që dëgjon me një fjalë: Fergalicious
Mesazhi i fundit që dërgove: “Pse do futej një hajdut në shtëpi vetëm për të mbyllur ujin?”
Si do e quaje autobiografinë tënde: “Mbijetesa e një lëmshi të konfuzuar, por të shndritshëm.” Si ky në video, por rozë dhe i shndritshëm.
Ç’do të merrje me vete në një ishull të braktisur: Të dashurin dhe kutinë e tualeteve. E gjen ai mënyrën si do të mbijetojmë, ndërkohë që unë lyhem.
Nëse do të mund të darkoje me dikë, të vdekur ose të gjallë, kë do të zgjidhje: Stephen Hawking, E.E Cummings ose Dr. Dre
S’bën dot pa: Një kamera. Më duhet për të dokumentuar çdo sekondë të jetës sime fantastike.
Rekomando tre llogari Instagrami që të frymëzojnë: Doe Deere, Dallas Clayton, Ellen Sheidlin
Nëse do të ndërroje emrin, si do e quaje veten: Miss Lule Qershie
Talente të fshehura: Di përmendesh çdo këngë rap.
Violeta Gjoleka
Nofka: Nuse
Vendlindja: Fier
Shenja: Shigjetar
Studion: Studioja Financë
Fiksimi i momentit: Te pyes të tjerët a më rrinë mirë rrobat
Huqi më i keq: Ha thonjtë edhe tipsat
Hobi: Të udhëtoj
Filmi dhe seriali i preferuar: Nuk zgjedh dot, por po them “Kemi njëri-tjetrin”
Ç’sheh në televizor: Hostel by Anabel, sigurisht
Ç’sheh ne YouTube: Emisione që më bëjnë për të qarë
Përshkruaj muzikën që dëgjon me një fjalë: Prit se po kollitem pak *khkh*
Mesazhi i fundit që dërgove: “Do vish të blejmë byrekë”
Si do e quaje autobiografinë tënde: Fatkeqësia
Ç’do merrje me vete në një ishull të braktisur: Thikë, litar dhe spray kundër insekteve
Nëse do të mund të darkoje me dikë, të vdekur ose të gjallë, kë do të zgjidhje: Gjyshin
S’bën dot pa: Mamin
Rekomando tre llogari Instagrami që të frymëzojnë: Chiara Ferragni, Quotes, Sheryl Sandberg
Nese do të ndërroje emrin, si do e quaje veten: Nga Violeta do ta ndryshoja në Violet
Talente të fshehura: Di të kërcej dhe të prodhoj gjëra praktike
Alberta Kamenica
Nofka: Albi, Berta, Berti, Jetëza
Vendlindja: Tiranë
Shenja: Shigjetar, por s’kam lidhje me Shigjetarët. Në shpirt ndihem Virgjëreshë
Studion: Ekonomiks
Nëse do të ndërroje emrin, si do e quaje veten: Çfarëdo lloj emri me tre shkronja
Fiksimi i momentit: Të kaloj lekë nga llogaria e kursimeve te llogaria kryesore dhe anasjelltas gjithë muajin
Huqi më i keq: Filloj dhe nuk di të ndaloj së foluri për Hostel by Anabel
Hobi: Të pi kafe vetëm, të grumbulloj libra që s’kam kohë t’i lexoj,
Talente të fshehura: Mund t’i pulis sytë shumë shpejt. Quhet?
Filmi dhe seriali i preferuar: Fight Club. Katër serialet e preferuara janë House of Cards, The Leftovers, Brooklyn Nine-Nine dhe BoJack Horseman. S’më besohet që mendove se do të thoja vetëm një.
Ç’sheh në televizor: Opinion ndonjëherë
Ç’sheh në YouTube: Hostel by Anabel se s’më përputhen oraret me transmetimin në INTv, Philip DeFranco, Last Week Tonight with John Oliver, videot e vjetra të Vsauce dhe Peaceful Cuisine.
Muzika që dëgjon në një fjalë: E kapardisur
Mesazhi i fundit që dërgove: “S’doja të lexonte ndonjë mesazh inkriminues”
Si do e quaje autobiografinë tënde: "Zona e komfortit"
Ç’do merrje me vete në një ishull të braktisur: Një libër që të mëson si të mbijetosh në një ishull të braktisur, një thikë, një tentë
Nëse do mund të darkoje me dikë, të gjallë ose të vdekur, kë do zgjidhje: Komedianin George Carlin
S’bën dot pa: Zbutës buzësh
Rekomando tre llogari Instagrami që të frymëzojnë : Genius, The New Yorker Cartoons, Texts From Your Existentialist
Megi Pojani
Nofka: Megaluç, Njëbrirësh
Vendlindja: Elbasan
Shenja: Binjakët
Studion: Gazetari
Fiksimi i momentit: Dhalla, fondatinat, tallavaja
Huqi më i keq: Bëj sikur pi cigare. Ndonjëherë fle me grim
Hobi: Instagrami. Të bëj video me motrat dhe t’i postoj në Instagram. Të postoj në Instagram video duke kërcyer me motrat.
Filmi dhe seriali i preferuar: Bad Teacher dhe Hannah Montana
Ç’sheh në televizor: Hostel by Anabel duh
Ç’sheh në YouTube: Hostel by Anabel, duhh
Përshkruaj muzikën që dëgjon me një fjalë: Shkurtegashi
Mesazhi i fundit që dërgove: “Moj kush më shan mua”
Si do e quaje autobiografinë tënde: “Vajza që i donte të gjitha”
Ç’do të merrje me vete në një ishull të braktisur: Ujë, SPF dhe sprinkles
Nëse do të mund të darkoje me dikë, të vdekur ose të gjallë, kë do të zgjidhje: Nënë Bijen
S’bën dot pa: Acid hialuronik
Rekomando tre llogari Instagrami që të frymëzojnë: Marsi Pojani, Ina Pojani dhe Bombshell Rokz
Nëse do të ndërroje emrin, si do e quaje veten: Lola
Talente të fshehura: Nëse dua mund të bëj si e zgjuar. Mund të nxjerr nofullën nga vendi dhe lip-syncing.
Ana Haxhimali
Nofka: An’
Vendlindja: Tironse venalie
Shenja: Akrep
Studion: Gazetari dhe çdo gjë tjetër që më duket interesante
Nëse do të ndërroje emrin, si do e quaje veten: Ana
Fiksimi i momentit: Të shoh veten 6-7 herë në Hostel by Anabel
Huqi më i keq: Të shoh veten 6-7 herë në Hostel by Anabel
Hobi: Të sillem si njeri i zgjuar
Talente të fshehura: Di të kërcej një numër impresionuesh vallesh
Filmi dhe seriali i preferuar: Pulp Fiction dhe Breaking Bad
Ç’sheh në televizor: Ç‘të më dalë në atë moment
Ç’sheh në YouTube: Dokumentarët e Vice dhe seriale idiote me krime të pazgjidhura, të mistershme dhe të dhunshme
Muzika që dëgjon në një fjalë: Funebër
Mesazhi i fundit që dërgove: “Të them kur të vish të m’i sjellësh macet”
Si do e quaje autobiografinë tënde: Ana Haxhimali dora vetë
Ç’do merrje me vete në një ishull të braktisur: Cigare, Harku i Triumfit nga Remark dhe kallam peshkimi
Nëse do të mund të darkoje me dikë, të gjallë ose të vdekur, kë do të zgjidhje: Regjisorin Alfred Hitchcock
S’bën dot pa: Dalë
Rekomando tre llogari Instagrami që të frymëzojnë : Grace Neutral, Crime by Design dhe Kaas.sh