Bota

Adoleshentja që vrau bashkëshortin përdhunues i shpëton dënimit me vdekje

27 Qershor 2018

Adoleshentja që vrau bashkëshortin përdhunues i shpëton

Një gjykatë sudaneze vendosi të zhbëjë dënimin me vdekje të Noura Hussein, adoleshentes që vrau bashkëshortin e saj pasi ai e përdhunoi. Rasti i Noura-s hodhi dritë mbi martesat e detyruara dhe përdhunimin martesor në shtetin afrikan të Sudanit.

Avokatët e saj folën për CNN dhe thanë se Hussein, tanimë 19 vjeçe, u dënua me pesë vite heqje lirie për vrasjen e burrit 35-vjeçar. Gjykata urdhëroi familjen e saj të paguante 337,000 paundë sudanezë (rreth 2,023,000 lekë) si para gjaku për familjen e të ndjerit.

Avokatët e Noura-s kanë ndërmend të apelojnë dhe dënimin, dhe gjobën.

Javën e kaluar u publikua një deklaratë e rrallë e Noura Hussein rreth ngjarjeve që i ndryshuan jetën.

Noura tregon se familja e martoi kundër dëshirës së saj kur ishte 15 vjeçe, por e lejoi të përfundonte shkollën. Tre vite më vonë, pas një dasme publike, bashkëshorti i saj u përpoq të konsumonte martesën. Kur ajo refuzoi të bënte seks me të gjatë muajit të mjaltit, ajo thotë se ai e përdhunoi teksa kushërinjtë e tij e mbanin nga duart dhe këmbët.

Një ditë më vonë, bashkëshorti i saj tentoi ta përdhunonte sërish dhe aty ajo e goditit disa herë me thikë për vdekje. Kur iu drejtua familjes, ata e kallëzuan në polici.  

“Ditën e nëntë erdhën familjarët e atij. Xhaxhai i tij më tha të shkoja në dhomën e gjumit. Unë thashë jo, kështu që më tërhoqi zvarrë nga krahu dhe kushëriri i tij më qëlloi me shuplakë. Të gjthë bashkë më grisën rrobat. Xhaxhai i tij më mbërtheu nga këmbët dhe dy të tjerët më mbanin duart. Më zhveshi dhe më përdhunoi teksa qaja dhe ulërisja. Në fund, dolën nga dhoma. Isha e gjakosur. Fjeta e zhveshur.

Ditën tjetër më kapi me forcë, më hodhi në krevat dhe u përpoq të ngjitej sipër meje. Po luftoja dhe po e shtyja kur dora ime gjeti një thikë poshtë jastëkut. Filluam të ziheshim për thikën. Më preu dorën dhe më kafshoi në shpatull.”

Gjykata vendosi në favor të Hussein pasi pranoi se ajo e gjeti thikën nën jastëk dhe nuk e mori në kuzhinë siç aluduan prokurorët e çështjes.

Adoleshentja që vrau bashkëshortin përdhunues i shpëton

Rasti i Noura Hussein ka marrë vëmedjen e gjithë botës dhe janë nënshkruar dhjetëra peticione për lirimin e saj.

Çdokush mbi 10 vjeç mund të martohet në Sudan dhe përdhunimi martesor nuk është krim. Për Amnesty International, çështja e Hussein duhet të shërbejë si një katalist për ndryshim në Sudan.

Burimi: CNN