Celebrity

Këngëtari shpërthen ndaj të atit: ‘S’të jap më asnjë qindarkë’

26 Qershor 2018

Këngëtari shpërthen ndaj të atit: ‘S’të jap

Këngëtari Nelly “e goditi” të atin, Cornell Haynes Sr. përmes një lum postimesh në Twitter. Pa filtra, pa e menduar 2 herë artisti hapi zemrën përpara mijëra fansave.

Këngëtari shpërthen ndaj të atit: ‘S’të jap

“Fjala baba është fjalë e fuqishme... diçka që unë nuk e ndjeva sa isha fëmijë sepse i imi kurrë nuk bëntë atë që duhet të bënte, vetëm atëherë kur i donte qejfi. I KAM MBYLLUR PUNËT ME TY, S’KA MË PARA NGA ANA IME, LE TË T’I PAGUAJNË TË TJERËT FATURAT”

Këngëtari shpërthen ndaj të atit: ‘S’të jap

43- vjeçari vazhdoi me një tjetër postim:

Këngëtari shpërthen ndaj të atit: ‘S’të jap

“Ju nuk para e shihni mamanë time.. duhet të dini se ajo ia doli të kishte përherë një punë, të më shihte teksa luaja, teksa shënoja, të më fshinte lotët kur humba ndeshjen e madhe dhe të më mësonte si t’i luaja sportet.! “DJALI I MAMASË”..!!”

Postimet nuk patën të sosur:

“Thjesht sepse është e shkruar në ADN- në tënde, kjo s’të bën baba, gjaku nuk mjafton..!!! Babai im kurrë s’më pa teksa luaja, kurrë s’më mësoi diçka, s’më pa teksa diplomohesha dhe pavarësisht kësaj kam plot 20 vite që kujdesem për të, ndërkohë që ai s’është kujdesur as sa gjysma për mua. Prapë se prapë, edhe pse i paguaj çdo faturë vazhdon bën çfarë i do qejfi. Në fakt I PAGUAJA, që të jem më i saktë...!! Mjaft më, gjithçka mori fund që sonte...!!!”