Të gjithë të apasionuarit pas “Game of Thrones” e kuptuan shumë mirë kush u martua me kë, ndërsa ju të tjerët që s’i keni parë një episod, njihuni me Kit Harington dhe Rose Leslie, zyrtarisht të martuar.
Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni në Aberdeenshire, Skoci ditën e djeshme, ku ra në sy mënyra e veçantë e dekorit dhe zgjedhjes së detajeve.
Ata u njohën gjatë xhirimeve të “Game of Thrones”, ku sërish luanin rolin e dy kundërshtarëve që binin në dashuri, marrëdhënie që ndërpritet nga vdekja tragjike e Ygritte (personazhi i Rose Leslie).
Të pranishëm në dasmë ishin edhe yje të tjerë të serialit të famshëm, si Emilia Clarke dhe Peter Dinklage (Daenerys Targaryen dhe Tyrion Lannister)
apo Sophia Turner dhe Maisie Williams (Sansa dhe Arya Stark).
Fansa të shumtë ndoqën ceremoninë e çiftit, të cilën kush adhuron “Game of Thrones” e cilësoi si një dasmë mbretërore.
GOT është një ndër serialet më të përfolur të momentit ku në ndarjen e Çmimeve Emmy dy vite më parë triumfoi me plot 12 fitore, si “Seriali dramatik më i mirë”, “Regjia më e mirë”, “Skendari më i mirë” etj.
Ngjarjet, e bazuara në romanet e shkrimtarit George R. R. Martin, zhvillohen në kontinentet imagjinare “Westeros” dhe “Essos” ku trajtohen konflikti dhe lufta e ashpër për “Fronin e Hekurt” midis 7 mbretërive.
Sezoni i parë i GOT-it u transmetua në prill të 2011-ës, ndërsa sezoni i tetë dhe i fundit mendohet se do të transmetohet në janar të vitit 2019.
Send a raven.#GameofThrones returns to @HBO for its eighth and final season in 2019: https://t.co/FpWV0O0L9i
— Game Of Thrones (@GameOfThrones) January 4, 2018
Burimi: Harper’s BAZAAR