Sidomos kohët e fundit portretin e saj po e shohim ngado.
Frida Khalo ishte arstistja meksikane që me artin dhe stilin e saj theu tabutë e kohës.
Sot ajo është një muzë frymëzimi për shumë artistë të tjerë, dizenjues dhe make up- artistë të cilët janë inspiruar nga ajo për të nxjerrë trendet më të fundit të bukurisë.
Vetullat e saj, të trasha dhe pa një ndarje mes tyre kohët e fundit janë shndërruar në një modë të mirëfilltë.
Artistët e grimit po i mbushin vetullat modeleve të tyre për të krijuar një pamje si ajo e Fridës.
Është aq e thjeshtë! Hiqni dorë për ca kohë nga piskatorja dhe kështu do të jeni më në modë se kurrë.
Kush tha që bukuria kërkon kohë dhe mund? Me këtë trend shpëtuam nga të dyja!