Prej kohësh, është krijuar një ide e pabazë se vetëm ata që mbarojnë fakultetin mund të gjejnë një punë të hajrit, të paguar mirë dhe të sigurtë. Megjithatë statistikat tregojnë se gjithnjë e më tepër tregu i punës po kthen sytë tek arsimi profesional ndaj le të mbetemi tek ky i fundit. Në këtë artikull do të trajtojmë një ndër degët më të paguara të arsimit profesional – estetika e avancuar.
Për të shpjeguar si funksionon studimi mbi programet e estetikës së avancuar do të marrim shembullin e suksesshëm të DermoLife Academy, që përmes programit, pjesëmarrjes së emrave më të njohur shqiptarë e të huaj, ndërthurjes së teorisë dhe praktikës, trajnimeve dhe kushteve bashkëkohore është kthyer në një shkollë lider.
Akademia e DermoLife është ndërtuar përmes një programi 2-vjeçar që funksionion mbi bazën e moduleve, si dermatologji, estetikë, higjienë kozmetike, psikologji, fiziologji etj. Brenda programit janë të përfshira gjithashtu kurset 3 dhe 6 mujore, për gjithë personat që kanë interes vetëm në disa çështje të caktuara. Për ta kuptuar më qartë: Disa variante të kurseve 3 mujore mund të jenë njohja me trajtimet e fytyrës dhe llojet e peeling kimik, depilimet me lazer, njohja me lazerin dhe heqja e tatuazheve, fizioterapia, karboksiterapia dhe aplikimi praktik mbi celulitin, strijat, rrathët e zinj etj. E njëjta praktikë ndiqet edhe me kurset 6 mujore që përfshijnë brenda tyre 2 module, për shembull karboksiterapi + njohja me lazerin, fizioterapi + peeling etj.
Meqë punën e programit e zgjidhëm, le të kalojmë në 2 çështje të tjera të rëndësishme: mënyra e mësimdhënies dhe oraret e programit.
Në DermoLife Academy lëndët zhvillohen nga pedagogë italinë të Universitetit të La Sapienza, Romë, Universitetit të Cagliari-t dhe atij të Bologna-s, si edhe nga pedagogë shqiptarë me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë estetike dhe estetikës së avancuar.
E veçanta e mënyrës së mësimdhënies lidhet me ndërthurjen e teorisë dhe praktikës në klasa me ambjente komode dhe bashkëkohore. Pas marrjes së leksioneve bazë referuar kryesisht estetikës italiane dhe spanjolle përmes literaturës më të njohur europiane, studentët kanë akses në gjithë pajisjet teknologjike të fjalës së fundit. Pra, me pak fjalë mund të shohin nga afër si funksionon çdo pajisje, nga më e thjeshta tek ato më të ndërlikuarat.

Në lidhje me oraret, programi është fleksibël, çka do të thotë se është i organizuar paradite dhe pasdite në favor të interesave të studentëve, duke marrë parasysh që jo të gjithë kanë mundësi të ndjekin vetëm oraret e paradites dhe e anasjellta.

Një tjetër element që s’duhet kurrsesi të anashkalohet kur bëhet fjalë për fushën e estetikës së avancuar janë trajnimet. Trajnimet nga emrat më në zë të momentit ndërfuten brenda programit për të avancuar më shumë me njohuritë. Sigurisht që prioritet për të marrë pjesë në të tilla evente kanë studentët e DermoLife Academy, megjithatë nuk përjashtohen të interesuarit e tjerë. E meqë përmendëm trajnimet, për të krijuar një ide më të qartë sesi funksionojnë, po përmendim atë mbi "Teknikat më të fundit në Peeling", ku një prej autoriteteve më të mëdha të estetikës italiane dhe asaj europiane, Prof.Dr. Paolo Tramontano, trajnoi rreth 150 pjesëmarrës.
"Magjia e acidit Hiarulonik" me Prof.Dr. Enrico Guarino ishte një tjetër event që mblodhi pranë vetes dhjetra të pranishëm.

Në fund, por jo më pak e rëndësishmja, punësimi: Sa shanse kanë studentët të punësohen diku apo të hapin biznesin e vet? Sa konkurrentë të fortë janë në treg?
Sigurisht që programe të tillë mund të gjenden sa hap e mbyll sytë, por të gjithëve në fund të ditës u intereson punësimi. Duke iu referuar 2 fakteve të rëndësishme, atij që programi i mësipërm është i akredituar nga Universiteti i La Sapienza-s dhe certifikata njihet nga Ministria e Arsimit, themi me plot gojën që të punësohesh fill sapo ke lënë bangën e DermoLife është 100% e sigurt.
Pra, të bësh një punë që mbi të gjitha paguhet mire pa qenë nevoja të mbarosh fakultetin, të punësohesh menjëherë fill sapo ke mbaruar studimet, nuk është e pamundur…mjafton të dish ku të drejtohesh.