Nëse kemi një problem shëndetësor sytë i kthejmë përherë nga Perëndimi. Nxitojmë të kalojmë kufirin për të shëruar apo ndrequr gjithçka që nuk shkon me ne jashtë vendit, aty ku spitalet dhe klinikat kanë standarde, pa patur frikë nga gabimi i një dore sharlatane. Aq më tepër kur bëhet fjalë për dukjen, për dhëmbët që do të na shoqërojnë gjithë jetën.
Me të drejtë kërkojmë të dimë nëse ka sot një klinikë dentare në Shqipëri, në të cilën arrijmë të marrim shërbime si çdo pacient tjetër, në çdo vend të botës. Mundemi ne të gjejmë qoftë një klinikë të vetme ku pa frikë do dërgonim fëmijët tanë apo do t’ja sugjeronim të afërmve ose miqve?
U interesuam dhe ndër të tjera pamë Regjistrin Botëror të klinikave më të mira dentare, ku zbuluam se mes tyre qëndron edhe një klinikë shqiptare, klinika Diamond Dental. Në Oxford, në një ceremoni speciale, “Diamond Dental” iu bashkua rrethit të klinikave prestigjioze evropiane.

Klinika u vlerësua si më e mira në rang ndërkombëtar duke marrë çmimin e nderit “Rose of Paracelsus” (Gogenheim), themeluar nga Shoqata Evropiane Mjekësore (EMA), Belgjikë.
Vlerësimi u bë duke patur parasysh standardet, sigurinë, teknologjinë bashkëkohore dhe stafin profesional të klinikës, për akreditimin e së cilës u përfshinë 70 komisione vlerësimi.
Vendosur në zemër të Tiranës, në Kryqëzimin e 21 Dhjetorit, Tiranë, klinika “Diamond Dental” ofron shërbim për këdo, 24 orë, në çdo ditë të javës.
E gjitha kjo na la të kuptojmë se më në fund një stad i tillë shërbimi ka zbritur edhe në vendin tonë. Sot nuk është më problemi të gjesh një klinikë dentare, por të shkosh tek e duhura!