Social Buzz

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t s’kanë mama?

11 Qershor 2018

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t

Të lindurit e viteve ’90 mesiguri që duhet ta kenë vënë re që një pjesë e mirë e princeshave të Disney-t, po flasim për kohën e artë të Disney-t, nuk e kishin nënën. Kujtojmë pak që E bukura (Belle) kishte baba Maurice,

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t

Xhasmin (Jasmine) kishte Sulltanin

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t

dhe Ariel i frikësohej zemërimit të Mbretit Triton.

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t

Pra, meqë vishnim bluza me fytyrat e princeshave të stampuara dhe në kokë na buçiste pyetja “Po ku e kanë mamin?”, le t’i sqarojmë disa gjëra njëherë e mirë.

Ekzistojnë në thelb 2 teori. E para u përhap gjerësisht pas një interviste që producenti Don Hahn dha për Glamour. Sipas tij, mungesa e nënave në filmat e animuar mund të lidhet me humbjen tragjike të nënës së themeluesit, Walt Disney-t.

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t

Ai bleu një shtëpi për prindërit, ku nëna humbi tragjikisht jetën për shkak të rrjedhjes së gazit. Për këtë arsye, Walt Disney ndryshoi gjithë skenaret, u ndje fajtor dhe preferoi të shmangte temën e prindërve në artin e tij.

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t

Teoria e dytë thotë se një zgjedhje e tillë u bë e qëllimshme. Në fakt, mungesa e nënave krijon ndjenjën e vetmisë dhe i bën fëmijët (dhe të rriturit) të apasionohen më shumë me heroinat kryesore.

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t

Walter Elias Disney ishte një sipërmarrës amerikan, animator, aktor, dublues dhe producent filmash, që solli risi në animacionin amerikan. Walt Disney Company, e njohur ndryshe edhe si Disney u themelua në fillim të viteve 1920 dhe me kalimin e viteve u kthye në gjigandin e prodhimit të filmave të animuar, parqeve gjigande, produkteve të konsumit si veshje, lodra prej pellushi, kukulla etj.

Të lindurit e viteve ’90 e vunë re: Pse princeshat e Disney-t