Shqipëria

Banorët e Matit të frikësuar: Gjarpërinjtë e përmasave gjigande pushtojnë zonën!

10 Qershor 2018

Banorët e Matit të frikësuar: Gjarpërinjtë e

Banorët e fshatit Kurcelaj në rrethin e Matit kanë vënë alarmin sepse rrezikohen nga shfaqja e papritur e disa gjarpërinjve në përmasa gjigande, jo karakteristike të zonës. Ata shprehen për BalkanWeb se gjatësia e gjarpërinjve shkon deri në 3.7 metra dhe janë të frikësuar, duke qenë se janë ndeshur me disa të tillë kohëve të fundit.

Sipas banorëve, para disa kohësh janë parë në zonën aty rrotull disa turistë, që hapnin kuti dhe hidhnin diçka. Banorët kaluan më vonë dhe vunë re gjarpërinj të shumtë, gjë që ju bëri çudi sepse s’mund të shfaqeshin ashtu papritur.

Banorët e Matit të frikësuar: Gjarpërinjtë e

Sipas informacioneve në Google, rezulton se në Shqipëri rriten kryesisht: gjarpërinjtë e ujit, disa lloje nepërkash, gjarpërinjtë shigjetë, gjarpërinjtë kamzhikë dhe gjarpërinjtë ‘e shtëpisë’, të cilët nuk shquhen për gjatësinë e tyre (gjatësia më e vogël e gjarpërinjve është 10 cm, ndërsa më e madhja shkon mbi 10 metra në raste tipike si Pitoni, aspak karakteristik për vende si Shqipëria).

Banorët e zonës theksojnë se nuk janë ndeshur kurrë me këto krijesa, të cilat gjenden shumë pranë qendrave të banimit.