Celebrity

Një provë më tepër që aktorja dhe këngëtari i njohur po ndajnë një romancë!

4 Qershor 2018

Një provë më tepër që aktorja dhe këngëtari i

Para disa ditës u përfol se aktorja 35- vjeçare Priyanka Chopra dhe këngëtari 25- vjeçar Nick Jonas mund të ishin duke kaluar një romancë. Kjo për shkak se të dy këta personazhe të famshëm ishin parë shumë shpesh në shoqërinë e njëri- tjetrit, madje ishin munduar të qëndronin edhe larg vëmendjes mediatike.

Së fundmi janë po mediat e huaja që hedhin dritë mbi një koment shumë të “sheqerosur” të Nick, në një postim të Priyanka- s në Instagram.

35- vjeçarja ka ndarë ditën e djeshme me ndjekësit e saj një foto në të cilën shfaqet duke ngrënë diçka me mikeshat e saj. Priyanka ka pozuar shumë e qeshur në atë foto dhe kjo duket se i ka vjedhur zemrën 25- vjeçarit Nick.

Një provë më tepër që aktorja dhe këngëtari i

Aq sa për të komentuar në postimin e saj “ajo buzëqeshje” shoqëruar me një zemër flakë të kuqe.

Ky koment i Nick duket se i ka vënë kapakun të gjithë thëshethemeve që qarkullonin deri më tani. Duke i bërë të gjithë të mendojnë se mes Nick dhe Priyanka ka vërtetë diçka e cila nuk është vetëm një miqësi e mirë.