Prej kohësh po qarkullojnë zëra se Turjan hyska do të largohet nga Vizion + për në Klan Plus me të tjera projekte, gjë që e konfirmuan edhe burime pranë Anabel.al, ku për më shumë informacion mund të lexoni duke klikuar këtu. Më në fund, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Turi përmes një statusi të gjatë falenderimi për mundësinë e dhënë dhe për karrierën në Vizion Plus.
Në Vizion Plus, ai solli në ekran disa game show nga më të njohurat si “Përrallë me Mbret”, “Përrallë me Piratë”, “Mos u nxeh”, por jo vetëm.
Pak para se të mbyllej përfundimisht, talk-show “Oktapod” ishte ndër emisionet me të ndjekura në Vizion Plus.