E di që ti mendon se duhet të ketë më shumë seks në këtë marrëdhënie, e di që mendon se është faji im. Por ti duhet të kuptosh se askush s’është i obliguar të bëjë seks nëse nuk do, edhe nëse bëhet fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar. S’të kam premtuar kurrë gjë. Kam vullnet të lirë dhe mund të bëj ç’të dua me trupin tim. Ashtu si mund të ha ç’të dua dhe të bëj ç’të dua me kohën time.
Në vend që ta mbash mendjen tek unë, mendoj se do të ishte një lëvizje pozitive nëse ti do të merreshe pak me veten tënde, me aspektin tënd seksual dhe si mund ta përmirësosh atë. Edhe pse burrat nuk shqetësohen për pamjen aq sa gratë, ndoshta duhet të kujdesesh pak për mënyrën si dukesh. Pa dashur të të bëj të ndihesh keq, janë disa gjëra bazike që mund të bësh. Si për shembull t’i bësh flokët të duken sikur s’janë prerë me thikë të shurdhër, të blesh pantallona që të bëjnë dhe duken mirë. Një palë xhinse të reja nuk janë të shtrenjta.
Duhet folur dhe për sjelljen tënde. S’ofron kurrë ndihmë, mbështetje, gjeste të këndshme, komplimente apo afeksion dhe kjo s’është problem. Tjesht mos kërko seks duke m’u ngjeshur natën në shtrat. Nëse do seks, bëj gjërat e vogla në fillim.
Së fundi, mendoj se duhet të marrësh në konsideratë sa seksi është të jesh i rregullt dhe të ndihmosh me punët në shtëpi. Vendos lavastoviljen. Pastro banakët. Mos i përplas qeset e çajit në kosh që të mos detyrohem të lyej kuzhinën çdo gjashtë muaj. Siç e tha dikush dikur, vështirë t’i bërtasësh një burri që po pastron me fshesë korrenti. Nga ana tjetër, e kam pak të vështirë të tërhiqem nga ty kur të kam larë brekët, të kam pastruar tualetin e kam bërë dhjetëra gjëra të ngjashme. Ndoshta kur t’i bësh ti këto punë s’do të duash më seks prej meje, por sidoqoftë është një risk që jam e gatshme ta ndërmarr.
Gjithashtu, ka mundësi që ti t’i bësh gjithë këto gjëra, e unë të vazhdoj të tregohem e ftohtë. Por të paktën mund të thuash që u përpoqe. Dhe nëse ndodh ashtu, do ta pranoj me krenari që jam një bushtër e pangopur.
Shkruar nga një grua anonime për The Guardian