Pas fitores së Izraelit në “Eurovision Song Contest 2018”, të përfaqësuar nga Netta me këngën “Toy”, kudo mund ta shihje hapur zemëratën e shqiptarëve.
Kënga “Mall” e Eugent Bushpepës u rëndit në vend të 11-të me 184 pikë, por shumica e njerëzve besuan fortë se ishte ai i cili meritonte fitoren.
Të revoltuar dhe aspak të kënaqur as me këngën dhe as me artisten fituese, shumica e komenteve shprehte zhgënjim.
Gjithashtu, përpos të tjerave, fakti që Italia nuk e vlerësoi këngën tonë me asnjë pikë, nuk mbeti pa u komentuar.
Por gjithsesi, edhe pse siç lexohet nga komentet, shqiptarëve kënga fituese u është dukur gati qesharake, kishte nga ata të cilët na kujtuan se edhe vendi i 11-të, është për tu vlerësuar. Ndonëse, këtë vit, pritshmëritë ishin të mëdhaja.