Siç e dini, vendi ynë nisi pjesëmarrjen në Eurovision Song Constest për herë të parë në vitin 2004 me “The Image of You” nën interpretimin e Anjeza Shahinit, e cila pati këmbën e mbarë duke qenë se u rendit e 7-a në finale.
Rekordin e saj do ta thyente vetëm Rona Nishliu, e cila në 2012-n e renditi Shqipërinë në vendin e pestë. Deri më sot, asnjë këngëtar tjetër nuk ka mundur ta çojë më lartë kualifikimin.
Përveç tyre, këngëtarë të tjerë që arritën të preknin finalen janë Ledina Çelo (e kualifikuar automatikisht për shkak të renditjes së mëparshme të Anjezës) - “Tomorrow I Go”,
Olta Boka - “Zemrën e lamë peng”,
Kejsi Tola - “Carry Me in Your Dreams”
Juliana Pasha - "It’s All About You”
dhe Elhaida Dani - "I'm Alive"
Ndërkohë që presim performancën e Eugentit në 8 maj në Portugali, pse të mos kujtojmë këngët që na kanë përfaqësuar ndër vite duke votuar të preferuarën tuaj?